Formula 1, Verstappen fiton edhe garën në Las Vegas

Max Verstappen e ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Las Vegasit në Formula 1.

Ai ngadhënjeu ndonëse startoi nga pozita e pestë.

Për Verstappenin e Red Bull Hondas është fitorja e 18-të këtë edicion.

Ai la prapa vetes Charles Leclercun e Ferrarit dhe Sergio Perezin e Red Bull Hondas.

Verstappen shumë kohë më parë e ka siguruar titullin e kampionit. Ai i ka 549 pikë, ndërsa i dyti është Sergio Perez me 273 pikë.

Gara e fundit e edicionit të F1 është ajo e Shpërblimit të Madh të Abu Dhabit që mbahet më 26 nëntor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button