Formacioni i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës

Kombëtarja turke do të përballet në “Fadil Vokrri” me kombëtaren e Kosovës në finalen e play-off-it të Kualifikueseve Evropiane për Kupën e Botës 2026.

Ndeshjen do ta gjykojë arbitri anglez Michael Oliver. Asistentët e tij do të jenë Stuart Burt dhe James Mainëaring, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.

Kombëtarja turke arriti në finale pasi mposhti Rumaninë me rezultat 1-0 në gjysmëfinale, ndërsa Kosova siguroi finalen duke fituar 4-3 ndaj Sllovakisë në udhëtim, transmeton klankosova.tv.

Turqia dhe Kosova janë përballur edhe më parë në kualifikueset për Botërorin 2018. Në grupin I, Turqia fitoi 2-0 në Antalya dhe 4-1 në ndeshjen jashtë fushe.

Te Turqia, mbrojtësi Merih Demiral pritet të mungojë për shkak dëmtimi, ndërsa Zeki Çelik, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Rumanisë, mund të luajë nëse trajneri Vincenzo Montella vendos ta aktivizojë.

Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Turqisë:

Uğurcan Çakır, Zeki Çelik, Samet Akaydın, Abdülkerim Bardakçı, Ferdi Kadıoğlu, İsmail Yüksek, Hakan Çalhanoğlu, Arda Güler, Barış Alper, Kenan Yıldız, Kerem Aktürkoğlu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button