Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri

Italia dhe Shqipëria në ‘Signal Iduna Park” të Dortmundit, në ndeshjen hapëse për të dyja në Kampionatin Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.

Në atë që përshkruhet si “grupi i vdekjes”, kuqezinjtë e Sylvinhos do të synojnë që të bëjnë befasinë duke mposhtur kampionin në fuqi të Evropës.

Sylvinho për këtë ndeshje ka vendosur të startojë me Etrit Berishën në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.

Në anën tjetër, Luciano Spalletti, do të luajë me emra si Federico Chiesa, Gianluca Scammacca dhe Lorenzo Pellegrini, të cilët do të mbështeten nga Davide Fratessi, Nicolo Barella dhe Jorginho.

Mbrojtja italiane përbëhet nga Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco nga krahët, ndërsa Riccardo Calafiori dhe Alessandro Bastoni në qendër. Gianluigi Donnarumman do të jetë në portë.


Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca;

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshit, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja;

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button