Forcat izraelite vazhdojnë sulmet ndaj civilëve palestinezë në Gaza

Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë civilët palestinezë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Të paktën 4 palestinezë u vranë në sulmin izraelit ndaj një shtëpie në lagjen Sheikh Radwan në Gaza.
Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë mbi 60.200 palestinezë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.
Të hënën, grupet izraelite të të drejtave “B’Tselem” dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut-Izrael akuzuan Izraelin për kryerje gjenocidi në Gaza, duke përmendur shkatërrimin sistematik të shoqërisë palestineze dhe rrënimin e qëllimshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor në këtë territor.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhrërarresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavën palestineze.