Forcat izraelite bastisën shtëpitë e 2 palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite bastisi shtëpitë e dy palestinezëve të ndaluar në Kuds në qytetin Al-Khalil të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite bastisën disa lagje në Al-Khalil.

Thuhet se ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë e palestinezëve Mutaz Galeme dhe Khatim Kavasime në Al-Khalil, të cilët dyshohet se u përpoqën t’i shtypnin njerëzit me makinë në Kuds dhe morën në pyetje familjet e këtyre personave.

Policia izraelite në deklaratën e saj gjatë ditës tha se 3 persona mbetën të plagosur në tentativën për “shtypje me makinë” në Kuds.

Në deklaratë thuhet se janë kapur 2 persona që dyshohet se kanë goditur 3 persona me një automjet, por të dhënat për identitetin e të kapurve nuk janë zbuluar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button