Forcat izraelite arrestojnë myftiun e Kudsit pas predikimit të xhumasë në Al-Aksa

Forcat izraelite arrestuan Myftiun e Madh të Kudsit dhe Palestinës, Sheikh Muhamed Husein, sot brenda kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin e pushtuar menjëherë pasi ai mbajti predikimin e xhumasë, tha Departamenti i Vakëfeve Islame, transmeton Anadolu.

Departamenti raportoi se policia izraelite e mori Sheikh Huseinin pranë Portës Mughrabi menjëherë pas predikimit të tij.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite sulmuan dhomën e sistemit të zërit të xhamisë dhe arrestuan Sheikh Huseinin pasi ai dënoi politikën e urisë së qeverisë izraelite kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës gjatë predikimit të tij.

Mijëra besimtarë falën namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa mes masave të rënda ushtarake izraelite që kufizuan hyrjen në kompleksin e shenjtë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa raportoi se forcat izraelite penguan hyrjen e besimtarëve përmes Protës së Damaskut dhe Portës së Luanëve, inspektuan dokumentet e tyre të identifikimit, arrestuan disa të rinj dhe i ndaluan ata të hynin në xhami.

Kufizimet në hyrjen në Al-Aksa kanë qenë në fuqi që nga fillimi i luftës gjenocidale në Gaza më 7 tetor 2023, me kontrolle më të rrepta që zakonisht vendosen të premteve.

Ndërkohë, ushtria izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë përshkallëzuar sulmet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar kundër palestinezëve, vendeve të tyre të shenjta dhe pronës, përfshirë Kudsin Lindor, duke vrarë të paktën 1.006 palestinezë dhe duke plagosur mbi 7.000.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button