Forcat izraelite arrestojnë 65 palestinezë, përfshirë 2 gazetarë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar 65 palestinezë, përfshirë 2 gazetarë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e Burgosurve Palestinezë thuhet se forcat izraelite gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë kryer operacione arrestimesh në Bregun Perëndimor.

Gjatë këtyre operacioneve u arrestuan 65 palestinezë, 3 prej të cilëve gra. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 2 gazetarë.

Më tej thuhet se ka arritur në 2.280 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar që nga 7 tetori e deri më tani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button