Fokusi mbi Marrëveshjen e Prespës dhe të Ohrit! SHBA-të e ashpërsojnë luftën kundër korrupsionit në Ballkan

Uashington i rrit mundësitë që të përfshihen në listën e zezë persona nga Ballkanit Perëndimor. Kështu, prej tani në këtë listë mund të gjendet secili që bën përpjekjen më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion ose t’i minojë marrëveshjet e rëndësishme për rajon, duke i përfshirë marrëveshjen e Prespës dhe të Ohrit.
Përfaqësuesit e pushtetit pohojnë se marrëveshjet do t’i respektojnë tërësisht.
Me dekretin e ri të presidentit amerikan në largim Xho Bajden thuhet se ka korrupsion të konsiderueshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor me çka minohet sundimi i së drejtës dhe mundësohet që të shmangen pasojat e sanksioneve të SHBA-ve.