FNA: Universitetet t’i mbajnë larg Grubin dhe Angjushevin

Forumi për Ndryshime në Arsim ka reaguar për Artan Grubin dhe Koço Angjushevin, pasi DASh ka përfshirë të dy në listën e zezë. FNA kërkon që universitetet të mbajnë larg Artan Grubin dhe Koço Angjushevin (lexo Angushev në listën e zezë) nga objektet e tyre dhe t’i mbrojnë studentët nga këta persona njëjtë siç do t’i mbronin ata nga kriminelët e rrezikshëm; pasi ata u përfshinë në listën e zezë amerikane pikërisht për kryerje të krimeve serioze, të cilat mund të përsëriten, nëse nuk parandalohen, shkruan Nistori.

“Asnjëherë nuk është vonë që Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” t’i thërrasë mendjes dhe të largojë nga puna personin që është sinonim i korrupsionit, Koço Angjushevin. Studentët do të merrnin mesazhin se korrupsioni nuk është diçka që nuk duhet toleruar ndërsa institucioni do kishte një hajn më pak në radhët e profesorëve. FNA-ja mëson se Artan Grubi ka kërkuar që t’i aktivizohet marrëdhënia e punës në Universitetin e Tetovës ndërsa aktualisht është në proces të marrjes së titullit docent, në fakultetin juridik, drejtimi gazetari. Kërkojmë që kjo kërkesë t’i refuzohet pasi përpos për atë se si të abuzohet me paratë publike dhe përzierjes në gjyqësor, Grubi nuk mund të ligjërojë për diçka tjetër”, thonë nga FNA.

Forumi kërkon nga institucionet përkatëse të votojnë ndryshimet në ligjin për masat kufizuese që do të mundësonin vendosjen e masave restriktive edhe në shtet për të gjithë ata që gjenden në listën e zezë amerikane. Ndalesa e punësimit në institucionet arsimore duhet të jetë një ndër masat e parapara në këtë ligj.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish zëvendëskryeministrin, Koço Angjushev, i cili aktualisht është duke drejtuar disa kompani që kanë të bëjnë me energjetikën dhe ndërtimtarinë. Ndërsa, para tij, në këtë listë janë përfshirë edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button