FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, i cili shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.
Tutje u bë e ditur se në takim morën pjesë edhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së. /Telegrafi/