Florim Limani nga Dubai u soll në Maqedoni, ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sot (20.02.2026), nga Dubai drejt vendit tonë është ekstraduar Florim Limani (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjet e gjashtë muaj.
Ai është dënuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”, e ndëshkueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Ky është ekstradimi i parë i realizuar i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin shteti ynë e kërkonte me fletarrest ndërkombëtar.



