Fjalimi i zv/presidentes së Tajvanit shkakton provokim politik, tension i ri diplomatik mes Kinës dhe BE-së

Një tension i ri diplomatik ka shpërthyer mes Kinës dhe Bashkimit Evropian, pasi Zëvendëspresidentja e Tajvanit, Hsiao Bi-khim, mbajti dje një fjalim në Parlamentin Europian gjatë një aktiviteti të organizuar nga Aleanca Ndërparlamentare për Kinën (IPAC).

Ky ishte fjalimi i parë zyrtar nga një anëtar i lartë i qeverisë tajvaneze në një parlament të huaj — një ngjarje që Pekini e cilësoi si “provokim të rëndë politik”.

Në një deklaratë të ashpër të publikuar nga Misioni kinez në Bruksel, thuhet se: “Ky veprim shkel seriozisht parimin e ‘Një Kine’, ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe dëmton seriozisht besimin e ndërsjellë politik midis Kinës dhe BE-së”.

Pekini kërkoi nga institucionet evropiane që të “respektojnë angazhimin e tyre për politikën e një Kine” dhe të ndalojnë çdo formë kontakti zyrtar me autoritetet tajvaneze.

Nga ana tjetër, organizatorët e aktivitetit në Bruksel e kanë mbrojtur ftesën, duke e cilësuar atë si “një akt solidariteti demokratik me popullin e Tajvanit”.

Ky episod pritet të testojë më tej balancën delikate të BE-së mes ruajtjes së marrëdhënieve tregtare me Kinën dhe mbështetjes së vlerave demokratike në Azi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button