Fitorja e thellë e VLEN-it në zgjedhjet lokale, Ibrahimi: Asgjë e befasishme

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare.

Ibrahimi ka nënvizuar se rezultati i zgjedhjeve lokale ka qenë i pritshëm dhe aspak i befasishëm.

“ Ka qenë rezultat i pritshëm për neve dhe nuk ka qenë ndonjë befasi. Kur këtë e kundrojmë në atë se çfarë ka bërë VLEN-i gjatë qeverisjes 15 mujore të kaluar, dhe kur këtë e shikojmë në atë se çfarë fushate ka zhvilluar VLEN-i në këto zgjedhje lokale. Andaj, nuk është diçka e befasishme. Madje, ne kemi pasur pritje edhe pak më të larta të cilat mbase nuk janë realizuar”, deklaroi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button