Fitorja e katërt radhazi në Serie A, Lazio kap zonën Champions

Lazio regjistroi fitoren e radhës, të katërtën radhazi në Serie A dhe të pestën radhazi duke përfshirë edhe triumfin kundër Romës në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e Maurizio Sarrit mposhti 1-0 Leccen e Ylber Ramadanit, sfidë ku mesfushori i kombëtares luajti nga minuta e parë. Ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Medon Berisha e ndoqën takimin nga stoli.

Pjesa e parë foli për miqtë, të cilët nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Ndërkohë, Lazio gjeti golin e fitores pas një ore lojë. Me Felipe Anderson që finalizoi një aksion të bukur të vendasve.

Bardhekaltrit i bashkohen përkohësisht Fiorentinës në vendin e katërt me 33 pikë, ndërkohë që Lecce mbetet në vendin e 13-të me 22 pikë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button