Fillon votimi me metodën klasike në Tetovë, votohet me UV llambë

Pasi nuk u tejkalua problemi me pajisjet biometrike në dy vendvotime në Tetovë, në njërin vendvotim në shkollën “Liria” në Tetovë ka filluar votimi me metodën e vjetër, me UV llambë.

Nga Komisioni Komunal Shtetëror më herët njoftuan se në Tetovë ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe një në fshatin Bozovcë.

“Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë. Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button