Fillon në Stamboll raundi i tretë i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Raundi i tretë i bisedimeve të paqes ruso-ukrainase të organizuara nga Turqia kanë filluar në Stamboll, raporton Anadolu.
Raundi i tretë i negociatave të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në format të plotë po zhvillohet në Pallatin Çırağan në Stamboll.
Delegacioni rus kryesohet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit rus, ndërsa delegacioni ukrainas kryesohet nga Rustem Umerov, kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës.
Para pjesës kryesore të takimit, Medinsky dhe Umerov zhvilluan një takim kokë më kokë të ndërmjetësuar nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.