Fillkov: Ka kohë në dy javët në vijim të sillen ndryshimet në Kodin zgjedhor

Që të mos na përsëritet përvoja nga e kaluara për rekomandimet e ODIHR-së të na i kthejnë pas çdo cikli zgjehdor, posaçërisht njëri të hyjë në Kuvend, ndërsa rezultati përfundimtar të jetë tjetër, kësaj radhe duam të bëjmë konsultime të gjera, tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov për propozim ndryshimet e Kodit zgjedhor në kon ferencën e sotme për shtyp ku informoi për agjendën reformuese dhe propozim-ligjet përgatitore nga ana e Minsitrisë së Drejtësisë në dhjetë muajt e fundit.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me rekomandimet e Misionit të OSBE/ODIHR-së të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin zgjedhor së paku gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, Fillkov shfaqi shpresë se në dy javët në vijim faktorët polkitik do të kenë vullnet dhe disponim të ulen në tryezë.
“Mendoj se ka kohë në dy javët në vijim të ulemi nëse ka disponim dhe vullnet politik nga ana e të gjithë faktorëve politik. Mund të flas në pjesën time si ministër i Drejtësisë dhe në pjesën e partisë politike të cilët e përfaqësoj”, tha Fillkov.
I pyetur nëse do të përfshihen propozimet për ndryshime në Kodin zgjedhor të grupit të punës kryesuar nga Aleksandar Nikollovski nga zgjedhjet e kaluara, Fillkov tha se “grupi i punës do të optimizohet me kohë, ne udh[hiqemi sipas rekomandimet e ODIHR-së të cilat janë më të rëndësishmet për ne”.
Fillkov u pyet edhe për atë nëse Minsitria e Drejtësisë do ta presë vendimin e Gjykatës kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së dispozitave nga një për qind e votuesve të regjistruar për kandidaturë të këshilltarëve të pavarur dhe kryetarë të komunave apo do të intervenohet në Kodin zgjedhor konkretisht për atë dispozitë, për çka ai shkurt u përgjigj se do të pritet vendimi i Kushtetueses.
Për atë nëse me ndryshimet e ndryshimit të prëfshirë që vendi të bëhet një njësi zgjedhore, ministri tha se deri më tani kjo nuk ka qenë lëndë e bisedimeve.
Fillkov, gjithashtu u pyet për të komentuar takimin e grupit të punës për reforma në jurisprudencë, pasi që paraprakisht Lidhja socialdemorkate kërkoi të propozojnë anëtarë të rinj në vendet e Ana Çupevskës dhe Ana Mihajllova Stratillatit, për çka tha se takimi ka kaluar mirë, në atmosferë të mirë.



