Filipçe për Ligjin për gjuhët: Instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka folur për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se kjo përdoret si instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike”.
“Për fat të keq, si një instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike që konsideroj se nuk është në rregull”, tha Filipçe për TV21.
Filipçe akuzoi OBRM-PDUKM-në se mekanizma të tillë, të cilat nxisin tensione ndëretnike, janë duke u aktivizuar në vazhdimësi.
“Konsideroj se kjo po ndodh në vazhdimësi nga ana e OBRM-PDUKM-së thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, me të cilat do të ballafaqohen së shpejti”, tha Filipçe.



