Filipçe: Humbja nuk është fundi, por fillimi

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka folur sot me rastin e Kongresit në të cilin do të zgjidhet Bordi Qendror i kësaj partie.
Fillimisht foli për këta pesë muaj qeverisje në LSDM.
“Në pesë muajt e fundit jam bindur se drejtimi i LSDM-së është më i vështirë se një operacion kompleks,” tha Filipçe.
Ai shtoi se nuk është naiv dhe e di se e ka marrë në krye partinë pas një disfate katastrofike në zgjedhjet e fundit.
“Unë nuk jam politikisht naiv, kam marrë një parti që pësoi një disfatë katastrofike në zgjedhjet e fundit. Por humbja nuk është fundi, por fillimi. Dhe ne të gjithë duhet të pranojmë se jemi njëlloj përgjegjës për atë disfatë. Disa më shumë, disa më pak”, thotë Filipçe.
Filipçe shtoi se VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk u interesua për interesat e shtetit, duke i quajtur ata si qyqarë.
“VMRO-DPMNE janë hipokrite. Ata pranuan ndryshimin e emrit dhe më pas na fajësuan neve. Ata kanë qenë dhe do të mbeten qyqarë”, tha Filipçe.