FIFA: Në Gaza do të ndërtohen 50 fusha mini-futbolli dhe stadium kombëtar me kapacitet prej 20 mijë vendesh

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) njoftoi se në Gaza do të ndërtohen stadiume dhe objekte për të zhvilluar aktivitete futbolli, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga FIFA thuhet se “Një marrëveshje historike partneriteti është nënshkruar me ‘Bordin e Paqes’ të krijuar për Gazën nën udhëheqjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump, me qëllim tërheqjen aktive të investimeve nga udhëheqësit dhe institucionet ndërkombëtare duke përfituar nga fuqia e futbollit”.

Marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, anëtari i Bordit të Paqes së Gazës, Yakir Gabay, përfaqësuesi i Lartë i Gazës, Nickolay Mladenov dhe lomisioneri kryesor i Komitetit të Administratës Kombëtare të Gazës, Dr. Ali Shaath, krijon një kornizë afatgjatë që ofron infrastrukturë të nivelit botëror dhe mundësi të qëndrueshme ekonomike për Gazën dhe Palestinën.

Investimi në infrastrukturë është përparësi në fazën e parë të bashkëpunimit, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se “Do të ndërtohen 50 mini-fusha FIFA Arena që do të jenë pranë shkollave dhe zonave të banimit, pesë fusha të mëdha, një Akademi FIFA e teknologjisë së fundit dhe një stadium i ri kombëtar me 20 mijë vende”.

Prioritete të tjera të programit që do të zbatohet nën udhëheqjen e FIFA-s, përfshijnë krijimin e mundësive të punës për popullsinë lokale, promovimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në fuqinë punëtore, organizimin e ligave për djem dhe vajza dhe inkurajimin e aktiviteteve tregtare lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button