Fidani: Gjykimi për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan do të zhvillohet nga Gjykata Penale në Shkup

Në mungesë të burimeve njerëzore në Koçan dhe Shtip, gjykimi për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan të zhvillohet nga Gjykata Penale në Shkup. Këtë e konfirmoi kreu i ri i Gjykatës Supreme Afrim Fidani në ditën e betimit për të drejtuar këtë Institucion të lartë gjyqësor.
“Sa i përket Gjykatës Themelore në Koçan, unë isha përgjegjës për gjykatën themelore në Koçan dhe ndoshta i kuptoj gjërat më mirë. Ka mungesë të burimeve njerëzore, kryesisht të gjykatësve. Gjykata e Apelit në Shtip ka bërë disa analiza dhe në lidhje me gjykatësit e tjerë themelorë në zonën e Gjykatës së Apelit në Shtip, kemi analizuar të gjitha aspektet dhe kemi konsideruar se është më e përshtatshme që rasti të transferohet në Gjykatën Penale në Shkup”, tha Afrim Fidani, Kryetar i Gjykatës Supreme.
Tani Gjykata Penale do të duhet të caktojë një këshill penal për vlerësimin e aktakuzës, e më pas lënda të caktohet te gjyqtari kompetent. Për shkaqet e zjarrit në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 persona, ka aktakuzë kundër 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë.
Pos Fidanit, në Këshillin Gjyqësor u betuan edhe gjyqtarët Marija Kletniçka-Markovska, Olja Ristova, Ivan Xholev dhe Betim Jahja, të cilët u avancuan dhe do të jenë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkup për fushën penale.
Meqë Ivan Xholev ishte edhe kryetar i Gjykatës Penale në Shkup, si ushtruese detyre në këtë pozitë vjen gjyqtarja Daniela Dimovska e cila deri tani punonte si gjyqtare në Departamentin për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në të njëjtën gjykatë. Daniela Dimovska është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup në shtator të vitit 2016, ku fillimisht punoi si gjyqtare në procedurën paraprake. Deklaratë solemne dha edhe gjyqtari Haxho Tariq, i cili është zgjedhur të udhëheqë me Gjykatën Themelore në Krushevë.