Fidan: Presidenti Trump duhet të bindet të tërheqë ushtrinë nga Siria

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të bindet që të tërheq trupat amerikane nga Siria, duke shtuar se kjo do të ishte një kosto më efektive për Washingtonin, raporton Anadolu.

Gjatë një sofre iftari me gazetarët, Fidan tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Trump zhvilluan një telefonatë “shumë pozitive”, duke theksuar se presidenti Erdoğan është një nga liderët për të cilin Trump ka respekt, gjë që u demonstrua qartë gjatë bisedës.

“Türkiye është e kujdesshme në lidhje me marrëveshjen e administratës siriane me SDF-në. Do ta monitorojë nga afër procesin në një afat të shkurtër pa humbur kontrollin”, tha Fidan.

Më tej, ai tha se të drejtat e mohuara të kurdëve të Sirisë nën regjimin e rrëzuar të Asadit duhet t’u jepen, duke përfshirë shtetësinë, të drejtat kulturore dhe politike, si dhe barazia.

Ministri turk i kërkoi Sirisë të përqendrohet në mënyrën se si të largojë Izraelin nga territori sirian dhe të menaxhojë procesin në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

Ai njoftoi se pesë vende u takuan në Jordani për të krijuar një qendër për operacionet e përbashkëta dhe inteligjencën kundër DEASH-it, me ekipet teknike që aktualisht punojnë në ngritjen e saj.

Shefi i diplomacisë turke foli edhe për zhvillimet në Ukrainë.

“Nëse palët bien dakord të krijojnë një forcë paqeruajtëse (për luftën Rusi-Ukrainë) në një fazë të mëvonshme, ne mund të kontribuojmë”, tha Fidan.

Më tej, ai tha se liberalizimi i vizave me Evropën është jetik për zgjidhjen e çështjeve të vizave. “Sistemi aktual nuk mund të plotësojë kërkesën në rritje të Türkiyes ndërkohë që kufizimet mbeten”, theksoi Fidan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button