Fidan i dërgon mesazh Izraelit: Ndaloni bombardimin e territorit sirian

Ambasada jonë në Damask do të rihapet nesër, njoftoi ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

Ai tha se i kanë dërguar mesazh Izraelit që të ndalojë aktet provokuese në Lartësitë e Golanit.

“I dërguam një mesazh Izraelit që të braktisë strategjinë e tyre të rrezikshme të pushtimit provokues të rajonit të Lartësisë Golan në Siri. Ne i dërguam një mesazh Izraelit, duke thënë: Ndaloni bombardimin e territorit sirian“, tha Fidan.

Ai shtoi se nëse administrata e Netanyahut merr një dritë jeshile nga Trumpi, ajo do të zgjerojë ekspansionizmin e saj për të përfshirë Bregun Perëndimor.

“Kjo do të kërcënonte gjithashtu Jordaninë dhe Egjiptin”, tha Fidan.

Fidan shtoi se prioriteti kryesorë i Turqisë është eliminimi i organizatës terroriste PKK/YPG.

“Përdorimi i ISIS-it për të shantazhuar komunitetin ndërkombëtar përmes PKK/YPG-së është i papranueshëm. E ashtuquajtura luftë kundër ISIS-it është thjesht duke vepruar si roje burgu. PKK/YPG mbikëqyr të burgosurit e ISIS-it, por Siria tani ka një qeveri kombëtare të aftë për të zgjidhur këtë çështje. Është e papranueshme që anëtarët e PKK-së nga Evropa dhe SHBA-ja të shfrytëzojnë fushat e naftës siriane dhe të kontrabandojnë naftën përmes Irakut. Qeveria kombëtare e Sirisë gjithashtu e kundërshton këtë”, deklaroi Fidan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button