Fidan dhe homologu i tij ukrainas diskutuan për sigurimin e armëpushimit Ukrainë-Rusi

Në takimin që ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi në Antalya me homologun e tij nga Ukraina, Andrii Sybiha, u vlerësuan përpjekjet për sigurimin e armëpushimit dhe vendosjen e paqes së përhershme mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas Sybiha në Antalya në kuadër të Takimit Joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në takim u diskutuan përpjekjet për të arritur armëpushim dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

Fidan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë ndërmjetësimin dhe pritjen e negociatave, për të arritur paqen në Ukrainë.

Gjithashtu në takim u diskutua për përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Turqi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button