FFM : Jo me alkool dhe mjete piroteknike në stadium

Maqedonia e Veriut do të përballet me Anglinë sonte në Shkup nga ora 20:45. Para kësaj ndeshje, Federata e futbollit të Maqedonisë ka bërë apel deri tek tifozët dhe të gjithë ata që kanë bileta për ta ndjekur lojën që të të vijnë në kohë në stadiumin e qytetit sepse dyert do të mbyllen 30 minuta para ndeshjes. FFM poashtu paralajmëron tifozët që të mos marrin me vete alkool dhe mjete piroteknike pasi nuk do të lejohen brenda, transmeton Alfax.
NJOFTIMI I FEDERATËS SË FUTBOLLIT TË MAQEDONISË:
Mbërritja në kohë në arenën “TODOR PROESKI”.
Ftojmë tifozët të vijnë në ndeshjen në “Arenën Todor Proeski” në këmbë ose me transport publik. Në parkingjet në zonën e ngushtë të Arenës “Todor Proeski” do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi për shkak të numrit të kufizuar të parkingjeve, përveç automjeteve të akredituara.
U kërkojmë të gjithë tifozëve të ndjekin udhëzimet e MPB-së në lidhje me ndalesat në trafik.
Hyrjet në Arenën “Todor Proeski” do të jenë të hapura nga ora 18:45, ndërsa hyrja do të jetë e mundur deri në orën 20:15.
PËRKRAHJE FER, KORREKTE DHE SPORTIVE
Kërkojmë nga tifozët të respektojnë dispozitat e Aktit të Garave Sportive dhe Aktit të Rendit Publik dhe Paqes, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me thirrjet e papërshtatshme, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Çadrat, çanta të mëdha ose çanta shpine, shishe, çakmakë, monedha dhe sende të tjera nuk mund të sillen në stadium.
Gjithashtu, flamujt apo pankartat me përmbajtje të papërshtatshme nuk do të futen.
Ftojmë të gjithë tifozët dhe vizitorët në sjellje fer, korrekte dhe sportive pa thirrje raciste dhe diskriminuese para, gjatë dhe pas ndeshjes. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin të theksojmë se policia në përputhje me ligjin do të bëjë video dhe foto incizim të zonës së ngushtë dhe të vetë hapësirës së stadiumit.Alfax.



