Fetai: Miratohet strategjia e re për konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Qeveria miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurive për Periudhën 2025–2028, së bashku me Planin e Veprimit, njoftoi zv/kryeministri përgjegjës për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.

Ky dokument, siç pohon ai, pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke forcuar institucionet kompetente me një qasje të strukturuar dhe sistematike, e cila synon të rrisë efikasitetin e konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet përparësia kryesore e Qeverisë. Prandaj, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona. Një strategji, sado e mirë të jetë, mbetet vetëm një dokument nëse nuk zbatohet në mënyrë efektive.

Prandaj, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, përmes krijimit të Këshillit Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurive, i cili do të sigurojë zbatimin me sukses të qëllimeve të përcaktuara”, thekson Fetai.

Ai gjithashtu tregon se kabineti i tij do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke siguruar angazhim të vazhdueshëm për zbatimin e strategjisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button