Fetai: Konfiskimi i 40 tonëve kanabis, një nga goditjet më të mëdha ndaj krimit

Zv/kryeministri Arben Fetai, ka thënë konfiskimi i rreth 40 tonëve kanabis është një ndër sekuestrimet më të mëdha që janë bërë deri tani.
“Aksioni i Policisë dhe Prokurorisë me konfiskimin e rreth 40 tonëve kanabis është një goditje serioze.
Kjo është ndër sekuestrimet më të mëdha që kemi parë deri më tani. Një sinjal i qartë se kjo Qeveri ka vendosur të prekë rrënjët e krimit, jo vetëm majat e tij. Sepse kur flasim për dhjetëra tonë drogë, nuk flasim për raste të izoluara, por për rrjete të tëra, të ngritura me vite.
E përshëndes këtë aksion. Është mesazh se koha e paprekshmërisë po mbyllet dhe se shteti po vepron me vendosmëri.
Shteti e ka për detyrë të mbrojë shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e njerëzve. Kushdo që është pasuruar duke shkatërruar jetë duhet të dalë përballë drejtësisë dhe ky proces, siç kemi thënë për shumë çështje, duhet të shkojë deri në fund”, ka shkruar Fetai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button