Fetai: Edhe shumë degë e struktura të ASH-së do ta na bashkëngjiten

Zv/kryeministri Arben Fetai tha se hisja e VLEN-it në Qeveri nuk ndryshon dhe mbetet e njëjta po ashtu edhe hisja e ASH-së nuk do të ndryshojë.
Fetai tha se siç po shihet lëvizjet brenda ASH-së po ndodhin çdo ditë kohëve të fundit, duke filluar nga Forumi Rinor, nga shumë degë që janë pozicionuar në anën e nismës anti-statuare të Taravarit për të thirrur kuvend.
“Do të shihni se çdo ditë do të dalin degë të reja hapur në përkrahje të qëndrimit që kemi marrë si këshill kordinativ i ASH-së brenda VLEN-it, për të qëndruar besnik ndaj fjalës së dhënë, ndaj 107 mijë votave, si antipod i BDI-së dhe që do të vazhdojnë të përkrahin këtë koalicion në zgjedhjet lokale”, tha Fetai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button