Festival golash në “Derby d’Italia”, por pa fitues

“Derby d’Italia” është mbyllur me barazim, në “Giussepe Meazza”.

Interi e Juventusi u përballën me njëra-tjetrën, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.
Ndeshja u përmbyll me shifrat 4-4, si një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni në të gjitha ligat europiane dhe jo vetëm.

Serinë e golave e hapi Piotr Zielinski në minutën e 15-të, përmes pikës së bardhë.
I shpejtë qe rikthimi i Juventusit me anë të Dusan Vlahovic dhe Timothy Ëeah, në minutat 20-të dhe 27-të, respektivisht.

Një rikthim edhe më të shpejtë e bëri Interi, po në pjesën e parë.

Mkhitaryan në minutën e 35-të e barazoi rezultatin, derisa në të 37-tën, Zielinski edhe një herë gjeti golin nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë nisi si e para…

Denzel Dumfries shënoi për 4-2, për Interin, me “Zikaltërit” që dukeshin se po shkonin për tre pikë të radhës.

Por, në minutën e 61-të u fut në lojë, turku Kenan Yildiz.

Ai fillimisht shënoi për 4-3, në minutën e 71-të, teksa pas 10 minutave shënoi edhe një herë për epilogun e takimit.

Kështu, Interi mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, derisa Juventusi është një pozitë më poshtë me 17 pikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button