Fëmijët në Gaza po kërkojnë ushqim në plehra

Christy Black, një infermiere australiane që po punon vullnetarisht në një spital në qytetin e Gazës prej katër javësh, ka përshkruar skena dëshpëruese që ka parë me sytë e saj.

“Menduam se e dinim çfarë na priste, por asgjë nuk të përgatit për atë që sheh në terren,” tha Black për Al Jazeera. “Po shohim fëmijë që kërkojnë nëpër plehra duke u përpjekur të gjejnë diçka për të ngrënë… Fëmijë që mund të jenë nëntë apo dhjetë vjeç, por duken si dyvjeçarë.”

Ajo tha se plagët e njerëzve “nuk po shërohen për shkak të kequshqyerjes” dhe se ka një rritje të madhe të sëmundjeve respiratore për shkak të “sasisë së madhe të bombave që po hidhen mbi qytetin e Gazës dhe pjesën tjetër të territorit.”

“Është kaq katastrofike këtu,” tha ajo. “Nuk e di nëse ndonjë sistem shëndetësor në botë do të ishte në gjendje të përballej me atë që po shohim.”

Megjithatë, Black vlerësoi punonjësit shëndetësorë në Gaza, të cilët sipas saj po punojnë me të gjithë energjinë e tyre çdo ditë “për të ofruar kujdesin më të mirë shëndetësor që munden. Kolegët tanë janë thjesht të jashtëzakonshëm.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button