Fëmijë të vrarë për një copë bukë: Dëshmia rrëqethëse nga Gaza e rrethuar

Më shumë se 130 palestinezë që kërkonin ndihma janë vrarë dhe 1.000 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Gazën e rrethuar gjatë dy javëve të fundit, njoftuan autoritetet lokale.

Në një deklaratë të hënën, Zyra e Medias e Qeverisë në Gaza akuzoi Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF), një organizatë amerikane ndihmash, se është një zgjatim i ushtrisë izraelite.

“Kjo organizatë nuk është gjë tjetër veçse një front propagandistik i ushtrisë pushtuese izraelite, e udhëhequr nga oficerë amerikanë dhe izraelitë dhe rekrutë nga jashtë Gazës, me financim të drejtpërdrejtë nga SHBA dhe bashkërendim operacional me ushtrinë izraelite,” thuhet në deklaratë.

“GHF ka qenë dhe mbetet bashkëfajtore në një krim të organizuar që synon civilët nën maskën e ndihmës humanitare.”

Zyra e Medias tha se mbi 130 palestinezë janë vrarë në postblloqet izraelite ndërsa përpiqeshin të arrinin në pikat e shpërndarjes së ndihmave.

“Aproximativisht 1.000 civilë të tjerë janë plagosur, ndërsa nëntë palestinezë konsiderohen ende të zhdukur pasi u mashtruan nga kjo organizatë izraelito-amerikane për të shkuar në zona të kontrolluara ushtarakisht nga ushtria pushtuese. Këto janë krime të mirëfillta të dënueshme sipas të drejtës ndërkombëtare.”

Zyra vuri në dukje se GHF nuk përmbush standardet ndërkombëtare të punës humanitare, si neutraliteti, mospërfshirja dhe humanizmi.

“Çdo institucion që pretendon të jetë humanitar ndërsa zbaton plane ushtarake dhe vendos pika shpërndarjeje brenda zonave neutrale të mbikëqyrura nga tanket izraelite nuk mund të konsiderohet si agjenci ndihmash, por është pjesë e mjeteve gjenocidale dhe bashkëpjesëmarrës në krimin e gjenocidit ndaj popullsisë civile,” shtohet në deklaratë.

Izraeli ka hartuar një plan për të ngritur katër pika shpërndarjeje ndihmash në jug dhe në qendër të Gazës, që sipas mediave izraelite synon të evakuojë palestinezët nga pjesa veriore drejt jugut.

Sipas Radios Ushtarake të Izraelit, ky plan synon të shndërrojë veriut e Gazës në një “zonë plotësisht të pabanuar”.

Ky mekanizëm u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga OKB-ja, dhe shihet si përpjekje e Izraelit për të anashkaluar shpërndarjen e ndihmave nëpërmjet kanaleve të OKB-së.

Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbajtur të mbyllura të gjitha kalimet kufitare, duke bllokuar hyrjen e ushqimit, barnave, karburantit dhe furnizimeve të tjera jetike për 2.4 milionë banorët e Gazës.

Ushtria izraelite, duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një ofensivë brutale ndaj Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë afro 55.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po ashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e luftës ndaj civilëve në enklavë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button