Një fëmijë gjashtëvjeçar i sulmuar, zhveshur dhe filmuar me telefon – dhuna ka ndodhur në dhomën e zhveshjes në një shkollë në Koçan

Një fëmijë gjashtë vjeç e gjysmë është sulmuar fizikisht, zhveshur dhe filmuar me një orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, në dhomën e zhveshjes së një salle sportive në një shkollë fillore në Koçan.

Rastin më 24 shtator në SPB Koçan e ka denoncuar babai 42-vjeçar i fëmijës. Sipas denoncimit, në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa fëmijë të mitur, më të rritur se fëmija i tij.

“Më 24.09.2026, në orën 12:45, në SPB Koçan, një 42-vjeçar nga Koçani ka raportuar se në dhomën e zhveshjes së një salle sportive në një shkollë fillore në Koçan, fëmija i tij gjashtë vjeç e gjysmë është sulmuar fizikisht, zhveshur dhe filmuar me një orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, më të rritur se fëmija i tij”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button