Federata distancohet nga thirrjet nacionaliste: Nuk përfaqësojnë shpirtin e sportit!

Udhëheqësia e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë distancohet dhe dënon sjelljen e pahijshme dhe nacionaliste të një pjese të vogël të tifozëve gjatë ndeshjes Maqedoni-Rumani, e zhvilluar më 2 gusht 2025 në Kumanovë.

“Veprime të tilla nuk përfaqësojnë shpirtin, vlerat dhe identitetin e federatës sonë, dhe as nuk pasqyrojnë shumicën e tifozëve tanë, të cilët gjithmonë do të jenë shembull i kulturës sportive dhe përkrahjes së denjë.

Parullat nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e mosdurimit nuk kanë vend as në tribuna, as në sport në përgjithësi. U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve që të përmbahen nga veprime të tilla në të ardhmen dhe të japin kontributin e tyre për krijimin e një atmosfere pozitive, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në stadiume dhe palestra.

Njëkohësisht, do të bashkëpunojmë gjithmonë me institucionet përkatëse për të identifikuar personat e përfshirë, që të mos ndodhin më ngjarje të tilla të izoluara në të ardhmen.

Na vjen keq që një ngjarje e tillë, e cila nga aspekti organizativ dhe mikpritës mori vlerësime maksimale, u keqpërdor nga një strukturë e papërfillshme jo/tifozësh për qëllime JOSPORTIVE.

E përsërisim: sporti bashkon – nuk ndan. Qëllimi ynë i përbashkët është një garë e ndershme, respekt i ndërsjellë dhe përfaqësim dinjitoz i ngjyrave tona.”
Për të parë reagimin e plotë kliko KËTU

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button