FBI: Irani qëndron pas tentativës për hakerim të fushatave të Trump dhe Biden-Harris

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se qeveria iraniane qëndron pas hakerimit dhe rrjedhjes së të dhënave që synojnë fushatën presidenciale të kandidatit republikan Donald Trump dhe fushatën e presidentit amerikan Joseph Biden dhe Kamala Harris.

Kjo është bërë e ditur nga FBI dhe agjenci të tjera të inteligjencës amerikane.

FBI e informoi Trumpin mbi gjetjet e saj paraprake pasi mediat raportuan se kishin marrë dokumente që besohej se ishin nga llogaria e një zyrtari të lartë të fushatës Trump dhe zyra e Kamala Harris tha se hakerët ishin të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të hakuar fushatën e saj, raporton CCN.

“Komuniteti ndërkombëtar është i bindur se iranianët, përmes inxhinierisë sociale dhe përpjekjeve të tjera, kërkuan qasje tek individët me akses të drejtpërdrejtë në fushatat presidenciale të të dyja partive politike. Aktivitete të tilla synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor të SHBA-së”, tha në një deklaratë Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës.

Ai shtoi se një qasje e tillë nuk është e re dhe se Irani dhe Rusia e kanë përdorur këtë taktikë jo vetëm në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij cikleve zgjedhore dhe të mëparshme, por edhe në vende të tjera të botës.
Misioni i Iranit në OKB të hënën hodhi poshtë ato që i quajti “të pabaza” pretendimet se Irani qëndronte pas operacionit të hakerimit.

“Akuza të tilla janë të pabaza. Republika Islamike e Iranit nuk ka as qëllim dhe as motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Nëse qeveria amerikane beson sinqerisht në vlefshmërinë e pretendimeve të saj, ajo duhet të na ofrojë prova përkatëse”, tha për CNN Misioni i Përhershëm i Iranit në OKB.

FBI njoftoi të hënën e kaluar se ka hapur një hetim mbi pretendimet e fushatës së Donald Trump se ish-presidenti ishte në shënjestër të hakerëve që punonin për qeverinë iraniane.

Fushata e Trump fajësoi Iranin dhe vuri në dukje një raport nga studiuesit e Microsoft të premten që thoshte se hakerët e lidhur me qeverinë iraniane u përpoqën të shkelnin llogarinë e një zyrtari të lartë të fushatës presidenciale të SHBA.

Javën e kaluar, FBI informoi fushatën e Kamala Harris se ajo ishte objektivi i një “operacioni të ndikimit të huaj”.

Edhe atëherë, zyrtarët iranianë mohuan çdo lidhje me hakerimin e fushatave presidenciale amerikane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button