Fazliu dhe Sali takojnë banorët e Gazi Babës

Drwjtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Anë, Fatin Fazliu, ka zhvilluar takim me qytetarët e Komunës së Çairit. Ai bashkë me deputetin e zonës Bekim Sali, me bankrët e Gazi Babës kanë diskutuar tema që prekin thellë jetën e banorëve dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin për të gjetur zgjidhje.
“Besojmë fort se, bashkë, mund të sjellim ndryshime të dobishme dhe të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ashtu si në fushatë, sot jemi pranë jush me fytyra të qeshura dhe zemra të hapura.
Një falënderim të veçantë për Irfanin dhe Shabanin për organizimin e përkryer dhe mikpritjen e ngrohtë. Së bashku, do të vazhdojmë këtë rrugë të ndritshme drejt një të ardhmeje më të mirë“, ka shkruar Fazliu në Facebook.




