Faton Fazliu vizitë zyrtare në Dellçevë: Fokus te standardet dhe cilësia e shërbimit

Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se ka realizuar një vizitë zyrtare në Zyrën e Vendit në Dellçevë, ku bashkë me punonjësit është biseduar për kushtet e punës dhe prioritetet tona si institucion.
“Më pas, u prita në një takim zyrtar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Dellçevës, z. Nikollço Stojmenovski. Diskutuam tema të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Në bashkëpunim me komunën, vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me përkushtim për t’i ngritur standardet dhe për të ofruar shërbime edhe më cilësore dhe efikase për qytetarët”, ka shkruar Fazliu. /Alfax.mk



