“Falje dhe mëshirë nuk do të ketë për askënd”, Gjorgjievski: 398 persona merrnin paga ndërsa nuk shkonin në punë!

-Falje dhe mëshirë nuk do të ketë për askënd, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili bëri të ditur se në ndërmarrjet publike të qytetit janë zbuluar pothuajse 398 persona që ishin në listën e pagave, por nuk shkonin fare në punë, përcjell TV21. Sipas tij, numrin më i madh i rasteve, rreth 170, janë në ndërmarrjet “Parqet dhe gjelbërimet” dhe “Higjiena komunale”.

“Lista është, dje ishte 371, sot veç më është 389. Rreth 400 persona. Unë bëra thirrje që edhe institucionet të hyjnë dhe të merren me këto raste. Këtu absolutisht do të kërkoj përgjegjësi edhe nga ata që nënshkruan që të mund të zbatohet diçka e tillë. Sepse nëse marrim parasysh, tani janë 400 persona. Jam i bindur se do të gjejmë për shkurt kohë deri në 500. 500 persona të marrin pagë janë së paku 5 milionë euro nga qytetarët çdo vit. Për 4 vjet janë 20 milionë euro ose në përkthim është Luna Parku që duhet ta bëjmë, ndërsa e presin qytetarët. Në Shkup gjenerata u rritën pa Luna Park”, tha Gjeorgjievski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button