Fakte: Deputetja Imerlije Saliu demanton BDI-në

Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu ka demantuar BDI-së nëpërmjet një statusi në Facebook duke u bërë thirrje integristëve të ndalojnë së mashtruari opinionin, për ligjin e gjuhëve.

Statusi i plotë i Saliut:

Boll mashtruat opinionin se gjoja jeni të shqetësuar për përdorimin e gjuhës shqipe sepse faktet flasin se më:

Më 26 janar 2024, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase – me 96 vota PRO, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Në mesin e këtyre votave PRO, ishin edhe të gjithë deputetët e BDI-së të cilët pa debat publik e shumë qetësisht e votuan ktë ligjë duke lën nën hije gjuhën shqipe me vetë faktin se, po flasim për një ligj që:

-detyron çdo institucion shtetëror të punësojë lektorë të gjuhës maqedonase,
-vendos kontroll të detyrueshëm për korrektësinë e maqedonishtes në çdo dokument publik,
-themelon një Inspektorat për zbatimin e standardit të gjuhës maqedonase

Vitin e kaluar kur u votua me 88 vota PRO Ligji për Organet e Administratës Shtetërore ne mesin e këtyre votave ishin edhe votat e deputetëve të BDI-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button