Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë

Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun.
SPD-ja e kancelarit aktual Olaf Scholz duket se ka shënuar një humbje historike në zgjedhjet e sotme. NGa exit-pollet e para, ajo del se ka marrë rreth 16% të votave.
E para është partia konservatore CDU/CSU e cila parashikohet se ka marrë afro 30% sipas exit polleve të para të transmetuara edhe nga The Guardian.
Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti ekstremiste e djathtë, duke dyfishuar rezultatin e saj të vitit 2021.
Ndërsa të Gjelbërit ruajnë në sondazhe një mbështetje të ngjashme me atë të vitit 2021. FDP-ja ka pësuar një rënie të ndjeshme dhe rrezikon të mos e kalojë pragun prej 5%.
Qeveria e fundit gjermane ishte e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja, një koalicion trepartiak i qendrës së majtë, i lidhur në vitin 2021.
Në nëntor 2024, qeveria u shpërbë pas muajsh të tërë debatesh për një sërë çështjesh. Kjo situatë çoi në zgjedhjet e parakohshme.