Evropa mund të mbyll platformën X të Elon Muskut!?

Sipas ish-komisarit të Bashkimit Evropian (BE) për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, në Evropë ndalimi i platformës së mediave sociale X të Elon Muskut është “ligjërisht i mundshëm”, megjithatë një veprim i tillë do të kërkonte një bazë të qartë ligjore, transmeton Anadolu.

Duke folur për transmetuesin francez LCI, Breton tha se vendet e BE-së mund të vendosin një ndalim ndaj platformës X nën baza specifike ligjore dhe jo si një veprim arbitrar. Ai theksoi se pajtueshmëria e bllokut evropian me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA) do të ishte faktori përcaktues për këtë masë.

Breton si shembull përmendi pezullimin e mëparshëm të platformës X në Brazil, duke theksuar se një ndalim i ngjashëm brenda BE-së mund të sjellë pasoja domethënëse financiare për Muskun dhe platformën e tij.

Komentet e ish-zyrtarit të BE-së vijnë në mes të grindjes në rritje midis Muskut dhe liderëve evropianë pas postimeve të tij në mediat sociale që vlerësonin partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe që shënjestronin politikanët evropianë.

Veprimet e Muskut kanë ngritur akuza për ndërhyrje në zgjedhje dhe në politikën e brendshme. Liderët evropianë dhe eurodeputetët kanë bërë thirrje që BE-ja të ndërmarrë veprime vendimtare në përgjigje të mbështetjes së perceptuar të Muskut për lëvizjet e ekstremit të djathtë.

Legjislacionet DSA dhe DMA, të cilat hyrën plotësisht në fuqi në vitin 2024, kërkojnë që platformat sociale t’u përmbahen rregullave të ashpra për konkurrencën dhe moderimin e përmbajtjes. Mosrespektimi i këtyre rregulloreve mund të çojë në gjoba, kufizime operacionale apo edhe në ndalime brenda BE-së.

Komentet nga Breton theksojnë gatishmërinë e bllokut të BE-së për të përdorur kornizat rregullatore për t’i mbajtur platformat teknologjike përgjegjëse për ndikimin e tyre në diskursin publik dhe proceset demokratike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button