Evidentohet 28 zjarre, 3 ende aktive në Maqedoninë e Veriut

28 zjarre janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit edhe pse temperaturat shënuan ulje të dukshme.
Pritjet për reshje sipas autoriteteve nuk dhanë efekt, por ndihma që është ofruar nga vendet e rajonit ka qëtësuar situatën.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se 3 zjarre janë aktive, ndërsa vatrat e tjera janë nën kontroll të plotë.
Mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanoc janë parë makineri dhe zjarrfikës nga Sllovenia, ndërsa në funksion është vënë edhe helikopteri special nga Republika Çeke “Black Haëk”.