Europoli shkatërron rrjetin kriminal që pastronte paratë e kokainës për mafitë italiane

Një rrjet kriminal ndërkombëtar që pastronte paratë e kokainës për grupet e krimit të organizuar italian është shkatërruar pasi hetuesit ndoqën gjurmët e parave në të gjithë Evropën.

Çka filloi si lëvizje e dyshimtë financiare më pas zbuloi një sistem të sofistikuar pastrimi parash që i shërbente anëtarëve të Camorras dhe ‘Ndranghetas. Pas kompanive fiktive, faturimeve të rreme dhe investimeve luksoze, miliona euro nga fitimet e kokainës po pastroheshin dhe riinvestoheshin në të gjithë Evropën, njoftoi Europol.

Hetimi u udhëheq nga Xhandarmëria Kombëtare franceze në bashkëpunim me karabinierët italianë dhe Policinë zvicerane. U mbështet po ashtu nga Policia belge, Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Bullgarisë, Policia gjermane, nën koordinimin e Europolit dhe Eurojustit.

Duke ndjekur rrjedhjet financiare, hetuesit identifikuan një shtetas të Malit të Zi, i kërkuar nga disa shtete evropiane. I dyshuari po jetonte në Cannes në Francë me familjen, përfshirë dhëndrin italian i cili është i njohur për autoritetet italiane për shpëlarje parash, mashtrim dhe armëmbajtje.

Hetimi financiar zbuloi se rrjeti i pastrimit të parave ishte i lidhur drejtpërdrejt me trafikimin në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. Grupi dyshohet se koordinon dërgesat me sasi të madhe kokaine nëpër portet kryesore të Evropës.

Më 23 shkurt autoritetet kryen operacione në Francë, Itali, Belgjikë dhe Zvicër, ku u arrestuan shtatë të dyshuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button