Europa përgatitet për luftë, masat që po merren

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, vendet evropiane kanë kaluar në pozicion mbrojtjeje për shkak të perceptimit të një rreziku të lartë. Tani, disa prej tyre po marrin hapa konkretë. Norvegjia deklaron se do të rrisë shpenzimet ushtarake dhe numrin e rekrutimeve. Kryeministri i vendit thotë se është një rritje historike dhe e nevojshme.

“Ne po përballemi me një situatë politike dhe sigurie që sa vjen e përkeqësohet. Gjithashtu kemi nevoja të mëdha dhe mangësi në fushën e mbrojtjes. Na duhet një sistem mbrojtjeje i përshtatshëm për kohën dhe sfidat”, deklaroi Jonas Gahr Store, kryeministër i Norvegjisë:

Edhe në Holandë, disa qindra mijëra të rinj vendas kanë marrë një mesazh alarmues nga Ministria e Mbrojtjes. Ata janë paralajmëruar se shërbimi ushtarak mund të bëhet i detyrueshëm nëse shpërthen lufta.

“Mendoj se është e rëndësishme që të rinjtë ta bëjnë shërbimin. Në këtë mënyrë ndërgjegjësohen se një ditë mund t’i bashkohen ushtrisë”, deklaroi një nqytetare në Holandë.

Frika e qytetarëve evropianë se lufta do të fillojë është më evidente se kurrë.

“Do të ndodhte një ditë, me gjithë këto luftëra që po zhvillohen”, deklaroi një tjetër qytetar holandez.

Këtë javë, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të pëshpejtojnë përpjekjet e çdo vendi anëtar për të arritur objektivin prej 2 për qind të buxhetit për shpenzime ushtarake. Edhe vendet joanëtare kanë vendosur ta kthejnë këtë në prioritet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button