Është vrarë prokurori që hetonte sulmin në një televizion të Ekuadorit

Prokurori që hetonte sulmin në një studio televizive në Ekuador u vra javën e kaluar, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Prokurori Cesar Suarez u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil në provincën Guayas, njoftoi kryeprokurori i Ekuadorit. Ai u vra pranë zyrës së tij.

Është e paqartë nëse vdekja e Suarez ka lidhje me hetimin e tij për sulmin në studion televizive.

Në incidentin dramatik javën e kaluar, persona të maskuar sulmuan studiot e stacionit televiziv shtetëror TC gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke kërcënuar punonjësit me armë. Pamjet janë transmetuar drejtpërdrejt, para se transmetimi të ndërpritet.

Një kameraman është qëlluar në këmbë, ndërsa një tjetër i është thyer krahu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button