Është vjetëruar rasti “Tenderët” i ish PSP-së

Rasti “Tenderët” i ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP), u vjetërua për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Në këtë rast një nga të akuzuarat ishte ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska.

“Është respektuar ankesa e PTHP NKOK dhe sipas ankesës dhe detyrimit zyrtar është ndryshuar aktvendimi lirues në refuzues. Aktvendimi KOKZ. nr.149/23 është marrë më 15.02.2024 dhe është dorëzuar në gjykatën e shkallës së parë”, konfirmuan nga Gjykata Penale për MIA-n.

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, janë sjellë me “procedurë të shkurtë” në shtator të vitit të kaluar, më parë u vjetëruan një pjesë e akuzave për “Target – Fortesa”, “Talir”, “Trajektorja” dhe “I fuqishmi”, të hapura nga ish Prokuroria Speciale Publike për ndjekjen e veprave penale që kanë lidhje dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së jashtëligjshme të komunikimeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button