Është liruar shoferi i kamionit nga Maqedonia e Veriut që u arrestua dje në Greqi

Është liruar shoferi maqedonas i kamionit, i cili u arrestua pas aksidentit të trafikut që ndodhi dje në rrugën e vjetër Selanik – Veria, pranë Halkidonës, ku humbën jetën dy persona.

Kamioni i drejtuar nga shtetasi 34-vjeçar maqedonas u përplas rreth orës 16:00 me një veturë në të cilën udhëtonte një familje katër anëtarëshe. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën një burrë 44-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeçar, ndërsa bashkëshortja dhe djali tjetër 9-vjeçar mbetën të lënduar lehtë.

Pas aksidentit, për të nxjerrë pasagjerët ndërhyri shërbimi i zjarrfikësve me nëntë zjarrfikës dhe tre automjete, si dhe ndihma e shpejtë nga Selaniku me dy automjete, shtatë shpëtimtarë dhe një mjek.

Sipas informacioneve nga Greqia, shoferi i kamionit, pas arrestimit, është nxjerrë para prokurorit publik dhe me urdhër verbal të prokurorit është liruar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button