Është arrestuar personi që dëmtoi xhamin e derës hyrëse të Ambasadës Bullgare në Shkup

Nëpunës policorë nga MPB sot (12 janar 2026) në orën 12:40, në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Shkup, e kanë arrestuar Sh.A. (54) nga ky qytet, nën dyshimin se dje ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit për incidentin janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rastit, pas çka Sh.A. është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Incidenti ka ndodhur dje, më 11 janar 2026, kur u raportua dëmtimi i xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë. Sipas informatave paraprake nga MPB, dëmtimi është vërejtur përmes sistemit të video-mbikëqyrjes, ndërsa autori me një goditje me dorë e ka dëmtuar xhamin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Incidenti u denua nga zevendeskryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali si dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili e dënoi ngjarjen, e vlerësoi si rast të izoluar dhe theksoi se institucionet kanë reaguar shpejt dhe me efikasitet.



