Është arrestuar bashkëshortja e mjekut i cili u qëllua dje në Kumanovë

Më 7 tetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar A.A. (43) nga Tetova, nën dyshimin se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, Z.Š. (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës.
Në lidhje me rastin, për bisedë zyrtare në SPB Kumanovë janë thirrur edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova është kryer bastisje me urdhër gjykate.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të ngrihet kallëzim përkatës penal, ndërsa ndaj Lj.F. (36) nga Gostivari, i dyshuar për tentativë vrasjeje dhe që ende është në arrati, pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore Publike, do të paraqitet gjithashtu kallëzim penal.