Eriksen transferohet te Wolfsburgu

Christian Eriksen do të paraqitet në Bundesligën e Gjermanisë. Ai të mërkurën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e Wolfsburgut.

33-vjeçari danez, i cili kishte qenë pa klub që kur u largua nga Manchester Unitedi, do ta bartë fanellën me numrin 24.

“Wolfsburgu është klubi im i parë në Bundesligë dhe mezi pres këtë aventurë të re”, tha Eriksen. “Jam i bindur se mund të arrijmë diçka së bashku. Bisedat me drejtuesit e klubit shkuan shumë mirë”, ka thënë Eriksen.

Eriksen mban rekordin për paraqitje në Përfaqësuesen e Danimarkës. Ka luajtur 144 ndeshje dhe ka shënuar 46 gola.

Ai ka luajtur edhe për Ajaxin, Tottenhamin, Interin e Brentfordin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button