Erdogan: Zoti e mëshiroftë vëllanë tim Ismail Haniyeh. Barbaria sioniste nuk do t’i arrijë qëllimet e saj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar “vrasjen perfide” të aleatit të tij të ngushtë dhe “vëllait” Haniyeh dhe tha se vrasja nuk do të thyente vullnetin e palestinezëve.
“Zoti e mëshiroftë vëllanë tim Ismail Haniyeh, i rënë dëshmor pas këtij sulmi të urryer”, shkroi Erdogan në X.
“Kjo vrasje është një poshtërsi që synon të prishë kauzën palestineze, rezistencën fisnike të Gazës dhe luftën e drejtë të vëllezërve tanë palestinezë, për të thyer vullnetin e palestinezëve dhe për t’i frikësuar ata.”
“Megjithatë, ashtu si deri më sot, barbaria sioniste nuk do t’i arrijë qëllimet e saj.”